• e diel, 30 qershor 2024

Ageler: Do t’i vëzhgojmë nga afër zgjedhjet, por edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Ageler: Do t’i vëzhgojmë nga afër zgjedhjet, por edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut është në Evropë. Duhet të jetë në BE. Meriton integrim të plotë euroatlantik. I nevojiten tregje më të hapura. BE-ja është e ardhmja e ndritur e vendit, deklaroi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler e cila shpreson që kjo çështje të ngritët gjatë zgjedhjeve.

Ageler në intervistën për Klik plus në TV 21 ka thënë se syçelë  do t'i ndjekin zgjedhjet, por se edhe nga afër do të ndjekin nëse ka ndërhyrje nga jashtë.

"Sinqerisht nuk kam mendim të caktuar për zgjedhjet presidenciale. Mendoj se është e logjikshme që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të jetë së bashku me zgjedhjet parlamentare. Është e mrekullueshme. Syçelë do të ndjekim gjithçka. Ka një dinamikë interesante mes partive shqiptare. Të gjitha zgjedhjet i monitorojmë nga afër, por monitorojmë edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë", ka thënë Ageler.

Duke iu përgjigjur pyetjes që kohët e fundit gjithnjë e më shpesh dëgjohet nga partitë politike shqiptare fillimisht ndryshime kushtetuese dhe më pas formimi i qeverisë, Ageler thotë se ka dëgjuar disa opsione se si do të ishte e mundur.

"Kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar disa opsione të ndryshme, se si do të ishte e mundur. Besoj se ka pasur precedentë, nuk e kam fjalën për dekada më parë, por ka pasur precedentë kur janë miratuar amendamente gjatë qeverisë teknike. Një nga gjërat që kam mësuar duke shërbyer këtu është se çdo gjë është e mundur”, ka thënë ambasadorja amerikane.

The United States Ambassador to North Macedonia, Angela Aggeler, said in an interview Thursday that the fight against corruption in the country takes courage. According to her, now is a great

 

Sipas saj, duhet dëgjuar me kujdes se si liderët e përshkruajnë vizionin e tyre për të ardhmen.

"I inkurajoj të gjithë votuesit që të dëgjojnë me vëmendje atë që thonë të gjithë, jo vetëm liderët e partive më të mëdha por edhe partitë shqiptare, deputetët, kandidatët. Me kujdes ndiqni se si e përshkruajnë vizionin e tyre për të ardhmen sepse kjo është e rëndësishme për votuesit", ka thënë Ageler dhe shton se ajo këtë e bën në vendin e saj.

Dhe pasi t'i bëni këto pyetje të vështira, thekson ajo, "populli do të vendosë nëse vizioni i personit përputhet me atë që unë dua për familjen time".

"Vendosi se idetë e kujt përputhen më shumë me të miat", shton Ageler.

Në intervistën për TV 21, ambasadorja amerikane është përgjigjur edhe një pyetjet se pse autoritetet amerikane nuk i kanë dhënë provat për personat e vendosur në listën e zezë. Ageler ka thënë se kjo është kështu sepse privatësia garantohet me ligjet e SHBA-së.

"Nuk mund t'ju japim provat që kemi. Kemi ligje për privatësinë dhe i shkelim ato nëse i hapim rastet dhe i ndajmë provat. Por pjesa më e madhe e atyre provave, jo të gjitha, sepse disa prej tyre ishin nga burimet në SHBA... Shumica e provave janë nga këtu, nga ky vend", theksoi ajo.

"Nëse ne mund t'i gjejmë, atëherë mundeni edhe ju", tha ajo.

E pyetur nëse deri në zgjedhje do të ketë persona të rinj në listën e zezë, Ageler tha se “është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ne këtu në Shkup nuk përcaktojmë se kush do të futet në listën e zezë”.

"Herën e fundit vendosëm njerëz në listën e zezë kur Uashingtoni përfundoi procedurën dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen", ka thënë ambasadorja.

Foto: printskrin TV21

 

QËNDRONI TË LIDHUR