AFD planifikon krijimin e një grupi të vet parlamentar në Parlamentin Evropian
- Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë bëri të ditur se ka hequr dorë nga ideja që të kërkojë rianëtarësim në në drupin Identitet dhe Demokraci (ID) të udhëhequr nga Asambleja Kombëtare Franceze e (RN) të Marine Le Penit dhe në vend të kësaj do të fokusohet në krijimin e grupit të vet parlamentar në Parlamentin Evropian.
Bruksel, 22 qershor 2024 (MIA) - Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë bëri të ditur se ka hequr dorë nga ideja që të kërkojë rianëtarësim në në drupin Identitet dhe Demokraci (ID) të udhëhequr nga Asambleja Kombëtare Franceze e (RN) të Marine Le Penit dhe në vend të kësaj do të fokusohet në krijimin e grupit të vet parlamentar në Parlamentin Evropian.
Një arsye e drejtpërdrejtë për përjashtimin e AfD nga ID, disa javë para zgjedhjeve evropiane të qershorit, ishte deklarata e një prej kandidatëve kryesorë të saj, Maksimilian Kra, gjatë fushatës zgjedhore, se të gjithë anëtarët e formacionit nazist Es-Es në Në Luftën e Dytë Botërore nuk duhet të konsiderohet automatikisht si kriminelë lufte. Kësaj i kanë paraprirë akuzat ndaj anëtarëve të shquar të AFD-së për lidhje me shërbimet sekrete ruse.
Një ditë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, AfD vendosi ta përjashtojë Kranë nga partia, si pjesë e një plani për të riafruar grupin e ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID).
Një grup parlamentar në Parlamentin Evropian mund të formojnë nga të paktën 23 deputetë, të cilët duhet të vijnë nga të paktën një e katërta e vendeve anëtare të BE-së, ose në rastin aktual nga të paktën shtatë.
Të njëjtat burime të AFD-së shtojnë se partnerë të mundshëm po kërkohen mes nëntë partive të ekstremit të djathtë nënshkrues të "Deklaratës së Sofjes", që e inicoi partia bullgare "Rilindja" dhe në të cilën popozohen negociata pqësore t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe "të ndalojë burokracia e papërgjegjshme" të BE-së.
Burime të AFD-së bëjnë të ditur se formimi i grupit të saj parlamentar mund të shpallet tashmë në fillim të javës së ardhshme.
Foto: Arkivi i MIA-s