Çollaku emërohet mandatar i qeverisë rumune
- - Presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis sot i dha mandatin për formimin e qeverisë kryeministrit aktual, Marsel Çollaku.
Bukuresht, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis sot i dha mandatin për formimin e qeverisë kryeministrit aktual, Marsel Çollaku.
Partia socialdemokrate e Çollakut në anketat e zgjedhjeve parlamentare të 1 dhjetorit ishte në vendin e parë.
Për mandatarin dhe qeverinë e re duhet të debatohet në Parlament.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas atyre presidenciale, ndërsa në rrethin e parë ka fituar kandidati ultra i djathtë, Kalin Gjeorgjesku, ndërsa Çollaku ishte i treti. Disa ditë para rethit të dytë nga zgjedhjet presidenciale, më 8 dhjetor Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet presidenciale pasi u shfaqën akuza për manipulim të zgjedhjeve dhe për ndërhyrje ruse.
Pritet që koalicioni i ri të përbëhet nga socialdemokratët, Partia Kombëtare Liberale e qendrës së djathtë, partia e vogël etnike hungareze UDMR dhe pakicat kombëtare. Të tre partitë ranë dakord gjithashtu për një kandidat të përbashkët pro-evropian për zgjedhjet e përsëritura presidenciale, data e të cilave ende nuk është shpallur. qa/
Foto: EPA