• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në të dytin rritet për 0.85, në të tretin për 1.92, në të katërtin për 1.88, ndërsa tarifa e lirë për 0.65 për qind

Çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në të dytin rritet për 0.85, në të tretin për 1.92, në të katërtin për 1.88, ndërsa tarifa e lirë për 0.65 për qind

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Çmimet e energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë do të mbeten të njëjta, në bllokun e dytë do të ketë rritje 0.85 për qind, në bllokun e tretë 1.92 për qind dhe në bllokun e katërt do të ketë rritje prej 1.88 për qind, përderisa renergjia elektrike e lirë do të rritet për 0.65 për qind, informojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski, ka theksuar se me këtë 88 për qind e amvisërive të cilët harxhojnë në bllokun e parë dhe të dytë, shpenzimet e tyre të energjisë elektrike do t'u rriten për 0,4 për qind. Për 8 për qind të amvisërive të cilët harxhojnë edhe në bllokun e tretë harxhimet e tyre do të rritet me 0,48 për qind në nivel mujor dhe për 4 për qind të amvisërive të cilët hyjnë me harxhimet e bllokut të katërt harxhimet e tyre do të rritet me 0,57 për qind. 

"Të marrim një vendim të tillë, ku në realitet nuk ka ndryshime. Rritja e çmimit për një pjesë të harxhuesve të amvisërive është nën 0.5 për qind, gjë që na mundëson që EVN Houm t'i japim drejtimin që të blejë 15 për qind të sasive të cilët nuk janë të sigurta në centralin e energjisë elektrike që funksionon në Maqedoni, në periudhën kur çmimi i energjisë elektrike është afër çmimit që ofroi EMV në tenderin prej 60 euro për megavat në orë dhe përveç kësaj ndryshimet në Ligjin për energjetikë që kaluan të martën në Kuvend mundësuan ndryshimin e çmimit të ri në marzhin që tani është 9.9 për qind, ndërsa më parë ishte 11,5 për qind", sqaroi Bislimoski.

Çmimi i ri i energjisë elektrike është në fuqi nga 1 korriku i viti 2024. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR