• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çmimet e produkteve themelore ushqimore mbeten të ngrira deri më 31 janar

Çmimet e produkteve themelore ushqimore mbeten të ngrira deri më 31 janar

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Çmimet e produkteve themelore ushqimore, uji, pijet e pagazuara dhe të gazuara dhe birra mbeten të ngrira deri më 31 janar, vendosi sot Qeveria.

Vendimi është sjellë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe, siç ceket në kumtesën e Qeverisë, është në interes të qytetarëve për shkak të festave të Fundvitit dhe të Krishtlindjes.

"Sipas vendimit të sotëm qeveritar, i sjellur me propozim të Minsitrisë së Ekonomisë, kufizimi i çmimeve të disa produkteve në tregtinë me pakicë, që vlente deri më 31 dhjetor, vazhdohet deri më 31 janar. Bëhet fjalë për orizin e bardhë, miellin e llojit 400 dhe 500, i bardhë dhe gjysmë i bardhë dhe disa produkte të veçanta furre, lloje të caktuara të biskotave, brumëra, mish dhe prodhime nga mishi, jogurti dhe prodhime të qumështit dhe vezë të freskëta pule", ceket në kumtesë.

Deri më 31 janar mbeten të ngrira edhe çmimet e ujit të pagazuar dhe të gazuar, disa lloje të caktuara të pijeve të pagazuara dhe të gazuara dhe birra. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR