• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zverev përmes Alkarazit drejt gjysmëfinales së Australia open

Zverev përmes Alkarazit drejt gjysmëfinales së Australia open

Melburn, 24 janar 2024 (MIA) - Aleksandar Zverev sot pasdite e mposhti reketin e dytë në botë, Karlos Alkaraz në çerekfinale të Australia open me 6:1, 6:3, 6:7 dhe 6:4.

Gjermani për të shtatën herë arriti në gjysmëfinale të Gren slem turneut dhe atë e bëri për herë të dytë në Melburn.

Pas fitores ndaj spanjollit Alkaraz, bilanci kundër top 10 lojtarëve në Gren slem për Zverevin është 3:14, ndërsa gjithsej në përgjithësi në të gjitha turnetë 49:62.

Kundërshtari i ardhshëm i Zvberevit do të jetë rusi Danil Medvedev.

Në gjysmëfinalen e parë të Australia open në konkurrencën e meshkujve do të përballen, serbi Novak Gjokoviq dhe tenisti italian Janik Siner. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR