• e diel, 06 tetor 2024

Zrinjski dhe Breidablik kundërshtarë të mundshëm të Strugës në plejofin nga Liga e Konferencës

Zrinjski dhe Breidablik kundërshtarë të mundshëm të Strugës në plejofin nga Liga e Konferencës

 Nion, 7 gusht 2023 (MIA) – Nëse futbollistët e Strugës  në xhiron e tretë kualifikuese në Ligën e Konferencës do të jenë më të suksesshëm se kundërshtari i Luksemburgut Svift Hesper, për rival në plejofin do ta kenë ekipin e mundur nga dueli mes Zrinjskit nga BeH dhe Breidablik nga Islanda.

 Këtë e vendosi sot UEFA me short  me të cilin u formuan duelet e mundshme të plejofit në kompeticionin e tretë evropian për klube.

Kampioni i Maqedonisë do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë së mundshme në plejof. 

 Ndeshjet e plejofit të Konferencës Ligës janë caktuar  për më 24 dhe 31 gusht.

Paraprakisht Struga të enjten në kompeksin e FFM në Shkup e pret Sciftin në ndeshjen e parë të xhiros së tretë kualifikues, ndërsa revanshi  është javën e ardhshme në Luksemburg.

Foto:  FC Struga TL/Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR