• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zjarri në Paris është vënë nën kontroll, të paktën 25 persona kanë mbetur të lënduar

Zjarri në Paris është vënë nën kontroll, të paktën 25 persona kanë mbetur të lënduar

Paris, 21 qershor 2023 (MIA) - Zjarri që sot ka ndodhur në Paris pas një shpërthimi të fortë, me shumë gjasa nga gazi, është vënë nën kontroll, deklaroi shefi i policisë së Parisit, Loran Nunjez. 

"Zjarri është nën kontroll", deklaroi Nunjez, duke shtuar se 25 persona janë lënduar, prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë. Shpërthimi i gazi ndodhi rreth orës 17 sipas kohës lokale. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR