• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarr i madh në gadishullin Peloponez grek, lëndohen lehtë tre zjarrfikës

Zjarr i madh në gadishullin Peloponez grek, lëndohen lehtë tre zjarrfikës

Athinë, 17 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën lindore të gadishullit grek Peloponez në rajonin e gjerë të Korinthit, ndërsa sipas mediave vendase, tre zjarrfikës janë lënduar lehtë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës të Greqisë Vasilis Vatrakoianis, duke folur për televizionin shtetëror ERT tha se bëhet fjalë për zjarr veçanërisht të rëndë në një zonë me bimësi të dendur me pisha, ndërsa kanë ndërhyrë 19 mjete ajrore.

Në mënyrë shtesë, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 120 zjarrfikës me pesë ekipe këmbësorie, 32 automjete, ndërsa ndihmojnë edhe cisterna nga komunat.

Edhe pse zjarri është pyjor dhe në afërsi nuk ka shtëpi, megjithatë nga numri i emergjencës 112  deri te banorët e vendeve të banuara në rrethinë u është dërguar mesazh që të jenë në gatishmëri nëse evakuimi është i nevojshëm. rq/bsh/

Foto:arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR