• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zidani gati për t'u kthyer në profesionin e trajnerit

Zidani gati për t'u kthyer në profesionin e trajnerit

 Paris, 16 qershor 2023 (MIA) – Eksperti francez i futbollit Zinedin Zidani u përgjigj në pyetjen për kthim të mundshëm në profesionin e trajnerit.

"Më mungon futbolli, por fizikisht... Sa i përket rikthimit në trajnim, do të vijë koha. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, por përfundimisht  do të vijë koha”, është cituar Zidani nga “RMC Sport”. 

 Puna e fundit e Zidanit ishte te Real Madrid, të cilin e ka braktisur në vitin 2021. Futbollisti 50-vjeçar e drejtoi Madridin dy herë, nga viti 2016 deri në vitin  2018 dhe nga viti 2019 në vitin 2021.

Nën drejtimin e Zidanit, Real Madridi u bë dy herë kampion i Spanjës dhe tri herë fitoi Ligën e Kampionëve. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR