• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zidani është favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit nëse Ançeloti largohet, klubi beson se ai do të ndihmojë në ardhjen e Mbapes në “Santiago“

Zidani është favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit nëse Ançeloti largohet, klubi beson se ai do të ndihmojë në ardhjen e Mbapes në “Santiago“

Madrid, 12 tetor 2023 (MIA)- Real Madridi shqyrton opsionin e mundshëm për rikthim e Zinedin Zidanit si trajner.

Gazetari Hoze Alvarez nga "El Chiringuito“  deklaroi se ndër kandidatët që Real Madrid mendon për të zëvendësuar Karlo Ançelotin më serioz është Zidan i cili është pa klub pas largimit nga Madridi në maj të vitit 2021.  

Sipas gazetarit Alvares, klubi është në kontakt me trajnerin. Reali gjithashtu sheh edhe një përfitim tjetër me ardhjen e Zidanit- ardhja e tij do të ndihmonte në organizimin e transferimit të sulmuesit të PSZH-së Kilian Mbape i cili ka marrëdhënie të veçantë me Zidanin.

"Real Madridi ka një opsion shumë serioz në qoftë se Ançeloti largohet. Ky opsion do t'i hapë dyert Mbapes për tu transferuar në Real Madrid. Trajneri me të cilin Real Madrid është në kontakt Zinedin Zidan ëshë opsioni më serioz në rast të largimit të Ançelotit, ai do ta ofrojë Mbapen në Madrid. Zidan dëshiron të rikthehet të gjithë e dinë marrëdhënien e tij me Mbapen dhe kjo e afron edhe më shumë me Madridin", deklaroi Alvarez.

Në karrierën e tij si trajner Zidan ishte vetëm në Real Madrid nga viti 2016 deri në 2018 dhe nga 2019 deri në 2021. Si trajner në Madrid ai fitoi tri herë Ligën e kampionëve dhe dy herë La Ligën spanjolle, Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën botërore të klubeve. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR