• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zidan: Në vendin tim, është logjike të mendoj për punë me reprezentacionin francez, por tani nuk është koha

Zidan: Në vendin tim, është logjike të mendoj për punë me reprezentacionin francez, por tani nuk është koha

Paris, 13 qershor 2023 (MIA) - Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan shprehi dëshirë që në të ardhmen ta ndërmarrë reprezentacionin francez.

"Shpesh kam thënë se kur kam luajtur për reprezentacionin francez si futbollist, e më pas u bëra trajner, do të ishte e logjikshme të mendoj ta udhëheqi reprezentacionin. Por, tani nuk është koha për atë. Luajta në Kanë, e më pas u nisa drejt Bordosë. Pasuan Juventusi dhe Real Madridi. U zhvendosa në një klub të ri për përvojë të re  dhe më serioze. Ne atë e quajmë ambicie. Çdoherë kam qenë ambicioz dhe kam besuar tek vetja", i citon fjalët e Zidanit "GQ".

Zidan është pa punë tashmë. Klubi i tij i fundit ishte Real Madridi.

Ai e udhëhoqi ekipin madrilen prej vitit 2016 deri në vitin 2018 dhe prej vitit 2019 deri në vitin 2021. Fitoi tre tituj në Ligën e kampionëve njëm pas një (2016, 2017, 2018). ab/

Foto: ЕPА 

QËNDRONI TË LIDHUR