Zhiru nënshkroi kontratë njëvjeçare me Lilin
- Sulmuesi francez Olivie Zhiru ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Lilit, njoftoi sot klubi i Ligës 1.
- Post By Fami Bajrami
- 11:22, 2 korrik, 2025
Lil, 2 korrik 2025 (MIA) – Sulmuesi francez Olivie Zhiru ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Lilit, njoftoi sot klubi i Ligës 1.
Kontrata me francezin 38-vjeçar është e vlefshme deri në qershor të vitit 2026, por ekziston opsioni për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Zhiru kthehet në kampionatin francez pasi u largua nga Montpelje në vitin 2012 dhe nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me Arsenalin.
Francezi me përvojë fitoi më pas Ligën e kampionëve dhe Ligën e Evropës me Çellsin, përpara se të fitonte edhe titullin në Seria A me Milanin.
Më 28 qershor, klubi i Premier ligës amerikane, Los Anxhelos njoftoi se ndërpret kontratën me Zhirun i cili luajti në ligën MLS që nga vera e vitit 2024 dhe shënoi pesë gola në 37 ndeshje.
FOTO: EPA