• e diel, 10 nëntor 2024

Zhiru: Euro 2024 do të mund të jetë turneu im i fundit për kombëtaren franceze

Zhiru: Euro 2024 do të mund të jetë turneu im i fundit për kombëtaren franceze

Paris, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti francez Olivie Zhiru pranoi se EURO 2024 mund të jetë turneu i tij i fundit për ekipin kombëtar.

"Nuk bëj kurrfarë planesh, përveç atyre me afat të shkurtë. Më me rëndësi është të jemi të përgatitur dhe konkurrentë, qëllimi është Kampionati i ardhshëm evropian. Për pak do ta fitonim Evropanin në vitin 2016 dhe ky është trofeu që dua ta fitoj me Francën. Ky është ndoshta turneu im i fundit, por nuk mund t'ju tham se çka do të ndodh pastaj", deklaroi Zhiru për "TeleFoot".

Futbollisti 37 vjeçar për kombëtaren franceze paraqitet nga viti 2011. Për ekipin ka luajtur 128 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola.

Franca në Kampionatin Evropian 2024 do të luajë në grupin D me Austrinë, Holandën dhe fituesin në balotazh në Ligën A. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR