• e enjte, 18 korrik 2024

Zhiru: Dua të qëndroj në Milan, shpresoj që të arrijmë një marrëveshje

Zhiru: Dua të qëndroj në Milan, shpresoj që të arrijmë një marrëveshje

Milano, 25 shkurt 2023 (MIA) - Sulmuesi i Milanit, Olivie Zhiru tha se dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me klubin.

"Dua të qëndroj në Milan. Shpresoj se mund të biem dakord për një kontratë të re. Jemi duke negociuar një bashkëpunim të ri dhe ndjej se do të përfundojnë me sukses", tha Zhiru në një intervistë për “DAZN”.

Zhiru është në Milano që nga korriku i vitit 2021. Në sezonin 2022/23, sulmuesi shënoi 11 gola dhe bëri gjashtë asistime në 30 ndeshje për ekipin në të gjitha garat.

Kontrata e 36-vjeçarit francez është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2023. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR