• e hënë, 01 korrik 2024

Zelenski: Vendimi për financim nga BE-ja është sinjal i qartë për Moskën dhe Uashingtonin

Zelenski: Vendimi për financim nga BE-ja është sinjal i qartë për Moskën dhe Uashingtonin

Kiev, 2 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë konfirmoi se miratimi i marrëveshjes për ndihmën e BE-së për Ukrainën është një "sinjal i qartë" si për Rusinë ashtu edhe për SHBA-në, ku paketa e ndihmës për atë vend është ngecur në Kongres. 

"Ky është sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të mbetet e fuqishme dhe se asnjë valë shkatërruese e projektuar nga Kremlini nuk mund ta thyejë atë", tha Zelenski në fjalimin e tij mbrëmë me video drejtuar bashkatdhetarëve të tij.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, është një sinjal i qartë për përtej Atlantikut, sinjal se Evropa i ka ndërmarrë përgjegjësit e tij. Përgjegjësitë për siguri. Angazhime të forta. Jemi në pritje të vendimeve të SHBA-së, tha Zelenski.

Liderët e të gjithë 27 vendeve-anëtare të samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel dje arritën marrëveshje për paketë ndihmën për Ukrainën me vlerë prej 50 miliardë euro. Samiti i jashtëzakonshëm u thirr vetëm në përpjekje për të marrë pëlqimin e Hungarisë. Në samitin e fundit në mesin e dhjetorit 26 vendet-anëtare arritën marrëveshje për ndihmë të Ukrainës, ndërsa kundër kësaj ishte vetëm Hungaria. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR