• e premte, 08 nëntor 2024

Banka Botërore i ka ndarë Turqisë 600 milionë dollarë për të luftuar përmbytjet dhe thatësirën

Banka Botërore i ka ndarë  Turqisë 600 milionë dollarë për të luftuar përmbytjet dhe thatësirën

Uashington 1 korrik 2024 (MIA) - Banka Botërore njoftoi se Bordi i saj i guvernatorëve ka miratuar 600 milionë dollarë financim për të mbështetur përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur popullsinë e saj në luftën kundër përmbytjeve dhe thatësirave që po bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

 Projekti për përballjen e menaxhimit të përmbytjeve dhe thatësirës në Turqi do të ndihmojë në rritjen e kontrollit të rreziqeve nga përmbytjet për njerëzit që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, thuhet në njoftimin e bankës.

 Në të theksohet edhe edhe se përmbytjet (afërsisht 30 për qind e fatkeqësive natyrore në vend së fundmi janë për shkak të përmbytjeve), shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike dhe janë shkaktarë të gjithnjë e më shumë viktimave njerëzore.

 Thatësira është një tjetër sfidë kyçe, veçanërisht për Turqinë, e cila është prodhuesi i nëntë më i madh i produkteve bujqësore në botë, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR