• e martë, 24 dhjetor 2024

Ukraina hodhi poshtë pretendimet e Bjellorusisë se ka rritur numrin e ushtarëve në kufi

Ukraina hodhi poshtë pretendimet e Bjellorusisë se ka rritur numrin e ushtarëve në kufi

Kiev1 1 korrik (MIA) - Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet se po rrit praninë e ushtarëve përgjatë kufirit me Bjellorusinë, duke thënë se raportet janë një "operacion informacioni" nga Minsku me mbështetjen e Moskës, raportojnë mediat britanike.

 Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus që mbështet fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, javën e kaluar njoftoi se Kievi po shtëngon forcat e saj përgjatë kufirit të përbashkët midis dy vendeve.

 Kremlini sot njoftoi se informacioni është shkak për shqetësim.

"Kjo nuk është hera e parë që Bjellorusia lëshon informacione se Ukraina është një kërcënim dhe se po forcon... Kjo është një pjesë tjetër e operacionit informativ q e zbaton Bjellorusia me mbështetjen e Rusisë", deklaroi zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas, Andrij Demçenko, për televizionin kombëtar ukrainas.

 Zona kufitare me Bjellorusinë mbetet një “kërcënim aktual” dhe Ukraina mban numrin e nevojshëm të forcave në të për të parandaluar çdo provokim, shtoi ai. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR