Zelenski u ka bërë thirrje Trampit dhe Starmerit të takohen për t'i përmirësuar raportet
- Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski u ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe kryeministrit britanik, Kir Starmer të takohen për t'i përmirësuar marrëdhëniet dhe të gjejnë "gjuhë të përbashkët", pasi presidenti amerikan disa herë e ka kritikuar shefin e Qeverisë britanike.
- Post By Besnik Shuki
- 08:22, 18 mars, 2026
Londër, 18 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski u ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe kryeministrit britanik, Kir Starmer të takohen për t'i përmirësuar marrëdhëniet dhe të gjejnë "gjuhë të përbashkët", pasi presidenti amerikan disa herë e ka kritikuar shefin e Qeverisë britanike.
Në intervistë për Bi-Bi-Si-në pas bisedave me Starmerin, Zelenski tha se nuk dëshiron t'i tregojë Trampit se çka të bëjë, por se dy liderët duhet të takohen që "përsëri t'i përmirësojnë raportet".
Tensionet diplomatike janë paraqitur në momentin kur lufta, të cilën, sipas informatave, e kanë inicuar sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, solli deri në konteste mes liderëve perëndimorë, me kritikat e Trampit ndaj aleatëve në NATO dhe vlerësimeve se Britania nuk ka ndërmarrë aksion ushtarak, shkruan Bi-Bi-Si.
Zelenski paralajmëroi për ndarje të mundshme mes shteteve perëndimore dhe ka shprehur shqetësim për shkak të ndikimit të konfliktit në Lindjen e Mesme ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se negociatat për paqe vazhdimisht po anulohen.
Presidenti ukranias po qëndron në Londër, ku u takua me Starmerin dhe iu drejtua deputetëve në Parlamentin britanik. Vizita është pjesë e turneut të tij në Evropë, pas qëndrimit në Paris, ndërsa stacioni i ardhshëm është Madridi. bsh/
Foto: EPA