• e premte, 20 mars 2026

Hungaria dhe Sllovakia nuk i nënshkruan vendimet e Këshillit Evropian për Ukrainën

Hungaria dhe Sllovakia nuk i nënshkruan vendimet e Këshillit Evropian për Ukrainën

Bruksel, 19 mars 2026 (MIA) - Vendimet e reja të Këshillit Evropian për Ukrainën në takimin e sotëm në Bruksel u nënshkruan nga 25 vernde anëtare, por nuk u nënshkruan nga Hungaria dhe Sllovakia, të cilat kështu vazhdojnë të bllokojnë ndihmën financiare për Ukrainën.

Siç njoftoi Guardian, dokumenti i ri konfirmon mbështetjen për Kievin, si dhe mbështetjen për negociatat e paqes nga ana e liderëve të BE-së që do të respektojnë kufijtë e Ukrainës dhe do të ofrojnë garanci sigurie, por nuk përfshin një vendim përfundimtar për të dhënë një kredi për Ukrainën me vlerë 90 miliardë euro, por vetëm një qëllim për të filluar dhënien e saj në prill.

Dokumenti përmban gjithashtu synime për "miratim të shpejtë" të pakos së 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, por për këtë nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Para seancës së sotme të Këshillit Evropian, kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se vendi është i gatshëm ta ndihmojë Ukrainën vetëm kur të marrë naftën e tij, furnizimin e së cilës Kievi e ka bllokuar.

Kur gazetarët në Bruksel e pyetën për naftësjellësin "Druzhba", i cili është jashtë funksionit që nga fundi i janarit, dhe për zhbllokimin e kredive për Ukrainën, ai tha se deri atëherë nuk do të mbështesë asnjë vendim në favor të Ukrainës.

"Presim naftë, gjithçka tjetër janë përralla. Ne besojmë vetëm në fakte. Nafta duhet të vijë në Ukrainë. Deri atëherë, nuk mund të mbështesim asnjë propozim pro-ukrainas", tha Orban. qa/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR