• e premte, 05 korrik 2024

Zelenski: Rusia nuk ka fuqi që sërish ta sulmojë Kievin

Zelenski: Rusia nuk ka fuqi që sërish ta sulmojë Kievin

Kiev, 18 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një intervistë për Agjencinë Frans Pres (AFP) ka deklaruar se nuk beson që Rusia ka fuqi për të sulmuar sërish Kievin.

Ata nuk kanë forcë për një ofensivë të madhe kundër kryeqytetit, siç kishin në fillim të pushtimit, theksoi Zelenski, duke shtuar se objektivat kryesore të Kremlinit janë Harkov dhe Donbas.

Ai i fajësoi vendet perëndimore që e kishin ndaluar të sulmonte Rusinë me armët e tyre.

Ata (rusët) mund të na sulmojnë në territorin tonë, ky është avantazhi më i madh që ka Rusia, por ne nuk mund të bëjmë asgjë me armët perëndimore të sistemeve të tyre të armëve të vendosura në territorin rus. Nuk kemi të drejtë, tha Zelenski.

Sipas tij, Perëndimi ka frikë nga disfata ruse dhe ukrainase dhe këtë situatë ai e quajti absurde.

Ne jemi në një situatë absurde ku Perëndimi ka frikë se Rusia do ta humbasë luftën. Dhe në të njëjtën kohë ata nuk duan që Ukraina ta humbasë atë. Sepse fitorja përfundimtare e Ukrainës do të çojë në humbjen e Rusisë dhe fitorja përfundimtare e Rusisë do të çojë në humbjen e Ukrainës, theksoi Zelenski.

Presidenti ukrainas, në intervistën, iu referua edhe asaj se sa pajisje ushtarake ka Ukraina. Ai potencoi se Ukrainës i duhen 120 deri në 130 aeroplanë luftarakë F-16 për të qenë në gjendje të mbrojë qiellin e saj kundër 300 aeroplanëve rusë.

Na duhen kaq shumë F-16 për të pasur një ekuilibër fuqie. Ukraina ka vetëm një të katërtën e sistemeve të mbrojtjes ajrore që i nevojiten dhe ka nevojë për 120 deri në 130 luftëtarë F-16 për t'i dhënë fund dominimit të Rusisë në ajër, tha Zelenski. mb.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR