• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Shipëri arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Beqaj

Në Shipëri arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Beqaj

Tiranë, 4 korrik 2024 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK), sot është arrestuar ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

"Sipas prokurorit, Beqaj derisa kryente funksionin e drejtorit të Agjencisë shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, të njohur si SASPAK, ka krijuar një skemë korruptive për të përfituar, duke organizuar tendera fiktive. Krahas Beqajt, ​​janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kertulaj dhe Alfred Najkola.

Të treve, gjyqtari në procedurë të mëparshme u shqiptoi masën e paraburgimit, dy personave tjerë "arrest shtëpiak" dhe dy persona do të mbrohen nga liria.

"Kundër ish ministrit Beqaj dhe të dyshuarve të tjerë, SPAK ngriti disa akuza, duke filluar nga korrupsioni, fshehja ose mosdeklarimi i pasurisë, shkelja e barazisë së tenderëve dhe mashtrimi. Beqaj, derisa e ka udhëhqur Agjencinë, ka organizuar së paku tetë tenderë për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuara në vitin 2023, por në realitet nuk i janë nënshtruar procedurës së rregullt të prokurimit, por fituesi është marrë vesh dhe është përcaktuar shumë më herët, ndërsa procedura e prokurimit është kryer në mënyrë fiktive, për shkak të dokumentacionit dhe pagesës", shtojnë mediat, duke iu referuar SPAK-ut.

Sipas të njëjtit burim, përmes një objekti hoteliere, pronari aktual i të cilit ishte Beqaj, por figuronte një person tjetër, vetëm në një rast janë shpenzuar 125.000 euro për mbajtjen e një konference, ndërsa në një tjetër, për një darkë rreth 40.000 euro. Ka prova të forta se paratë janë pastruar përmes restorantit. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR