• e martë, 24 dhjetor 2024

KE-ja ka vendosur dogana kompensuese për import të elektromobilave kinezë

KE-ja ka vendosur dogana kompensuese për import të elektromobilave kinezë

Bruksel, 4 korrik 2024 (MIA) - Nëntë muaj pas përfundimit të hetimit me detyrë zyrtare për subvencionimin e prodhimit të automobilave elektrikë në Kinë, Komisioni Evropian sot ka marrë vendim për vendosje "të doganave ë përkohshme kompensuese" për eksport të elektromobilave kinezë.

Vendimi i tillë është marrë në bazë të konkludimit nga hetimi se prodhimi i automjeteve elektrike në Kinë është përkrahur nga subvencionimi jokorrekt, që paraqet kërcënim për shkaktimin e dëmit ekonomik të prodhuesve të elektromobilave në BE.

Gjatë marrjes së vendimit, është mbajtur llogari edhe për pasojat e mundshme dhe ndikimi i masave kineze ndaj importuesve, shfrytëzuesve dhe konsumatorëve të automjeteve elektrikë në BE.

Në pajtim me këtë vendim, për automjetet e kompanisë Bi-Vaj-Di (BYD) është paraparë doganë kompensuese prej 17,4 për qind, për ata të "Xhili" ("Geely") prej 19,9 për qind, ndërsa për elektromobilët e SAIC prej 37,6 për qind. Për prodhuesit e tjerë kinezë të automjeteve elektrike, që kanë bashkëpunuar në hetimin, vendoset doganë prej 20,8 për qind, ndërsa për ata që nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit e BE-së - 37,6 për qind.

Zbatimi i këtyre doganave të përkohshme do të fillojë prej nesër dhe do të zgjat maksimum katër muaj, në cilën periudhë duhet të merret vendim i fundit nga vendet anëtare të BE-së për vlerën definitive të doganës për elektromobilët kinezë, që do të vlejë për periudhë prej pesë viteve.

Komisioni informoi se edhe krahas vendimit, konsultimet me Qeverinë kineze për këtë çështje vazhdojnë, me intensifikimin e tyre në javët e fundit pas takimit mes nënkryterait ekzekutiv të KE-së për ekonomi, Valdis Dombrovskis dhe ministrit kinez të Tregtisë, Vang Ventao.

Komisioni zyrtarisht e ka filluar hetimin për subvencionimin e prodhimit të automjeteve elektrike në Kinë më 4 tetor të vitit 2023 dhe ka afat prej 13 muajve për përfundimin e tij. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR