• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia këtë javë ka përdorur 630 bomba, 550 dronë, 100 raketa

Zelenski: Rusia këtë javë ka përdorur 630 bomba, 550 dronë, 100 raketa

Kiev, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Forcat ruse prej 9 deri më 15 dhjetor kundër Ukrainës kanë përdorur afërsisht 630 bomba ajrore, 550 dronë dhe më shumë se 100 raketa, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodomir Zelenski. 

“Vetëm gjatë kësaj jave, Rusia ka përdorur afro 630 bomba ajrore, afro 550 dronë dhe më shumë se 100 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës. U jam mirënjohës ushtarëve të cilët e mbrojnë Ukrainën, partnerët të cilët e kuptojnë nevojën tonë që ta fuqizojmë mbrojtjen kundërajrore, t’i shpëtojmë jetët e popullit tonë”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale. 

Ai theksoi se tani bota duhet të jetë e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë. 

Sipas tij, në fund të fundit, “të detyrosh Rusinë dhe aleatët e saj të heqin dorë nga terrori dhe të arrijnë paqe të drejtë është e mundur vetëm me forcë dhe unitet”.

Siç ishte bërë e ditur, mëngjesin e 13 dhjetorit Rusia ka kryer edhe një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. 

Në sulm ishin dëmtuar ndërtesa në disa zona. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR