• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski: Putini do të bëjë gjithçka për t'i intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës dhe për të na copëtuar

Zelenski: Putini do të bëjë gjithçka për t'i intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës dhe për të na copëtuar

 Kiev, 11 prill 2024 (MIA)  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se presidenti rus Vladimir Putini do të bëjë gjithçka që mundet që t'i intensifikojë sulmet ndaj Ukrainës këtë vit dhe të përpiqet ta copëtuar vendin.

 "Në vend të kësaj, Ukraina po e rrit aftësinë e saj për ta shkatërruar pushtuesin", tha Zelenski në fjalimin e rregullt të mbrëmjes me video drejtuar bashkatdhetarëve, të transmetuar nga mediat ukrainase.

 Në fjalimin e tij, ai kujtoi se në sulmin e djeshëm të forcave ruse në rajonin e Harkov tre persona humbën jetën, mes tyre edhe një fëmijë.

 "Ky është terror rus që ndodh çdo ditë dhe çdo natë në rajonet tona kufitare dhe periferike të vijës së frontit. Putin do të bëjë gjithçka për t'i intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës këtë vit dhe do të përpiqet të na copëtojë", tha Zelenski, duke vënë në dukje se Ukraina po e rrit aftësitë e saj për ta "shkatërruar pushtuesin".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR