• e hënë, 15 korrik 2024

Zelenski për sulmet ruse në mars: Moska ka përdorur 400 projektile, 600 dronë Shahed dhe 3.000 bomba nga ajri

Zelenski për sulmet ruse në mars: Moska ka përdorur 400 projektile, 600 dronë Shahed dhe 3.000 bomba nga ajri

Kiev, 3 prill 2024 (MIA) - Rusia, vetëm në mars, ka përdorur më shumë se 3.000 bomba nga ajri, 600 dronë Shahed dhe 400 projektilë kundër Ukrainës, deklaroi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Rusia e ka përforcuar fushatën e saj të sulmeve ajrore me rreze veprimi të gjatë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës në dy javët e kaluara, duke shkatërruar edhe një pjesë të sistemit, tashmë të dëmtuar nga bombardimet e mëparshme ruse.

Krahas kësaj, Rusia e ka rritur përdorimin e bombave të orientuara nga ajri në rajonet e frontit në muajt e kaluar. Ato janë gjuajtur nga aeroplanë ushtarakë, të locuar në territorin nën kontrollin rus dhe me shpejtësi të madhe depërtojnë drejt objektivave të tyre. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR