• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski për rikonstruimin e madh të qeverisë: Ukraina ka nevojë për energji të re

Zelenski për rikonstruimin e madh të qeverisë: Ukraina ka nevojë për energji të re

 Kiev, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukrainës i nevojitet "energji e re", duke urdhëruar rinovimin më të madh të qeverisë që nga fillimi i luftës kundër Rusisë.

"Sot na duhet energji e re dhe këto hapa kanë të bëjnë vetëm me forcimin e vendit tonë në drejtime të ndryshme", deklaroi Zelenski. 

 Rada ukrainase sot i pranoi dorëheqjet e zëvendëskryeministres Olga Stefanishina dhe tre ministrave të tjerë, por jo edhe dorëheqjen e zëvendëskryeministres Irina Vereshçuk dhe kreut të Fondit të Pronës Shtetërore, Vitalij Koval.

Dorëheqja e sotme e shefit të diplomacisë, Dmitro Kuleba, ende nuk është shqyrtuar, shtojnë përfaqësues të pushtetit në Telegram. 

 Në ditët në vijim priten dorëheqje të tjera dhe emërime të reja, pasi pesë ministra dorëzuan dje dorëheqjet e tyre.

 

QËNDRONI TË LIDHUR