• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rreth 50 persona janë vrarë në sulmin e armatës pakistaneze në Afganistan

Rreth 50 persona janë vrarë në sulmin e armatës pakistaneze në Afganistan

 Islamabad, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Qeverisë talibane të Afganistanit deklaroi se gjatë sulmit të armatës pakistaneze në pjesën lindore të Afganistanit janë vrarë 46 persona, prej të cilëve numri më i madh janë gra dhe fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur. 

 Zëdhënësi i talibanëve pakistanez konfirmoi se janë vrarë 50 persona prej të cilëve 27 gra dhe fëmijë.

 Islamabadi zyrtar nuk e ka komentuar sulmin, por armata pakistaneze njoftoi se forcat e sigurisë kanë vrarë 13 rebelë në operacionin në Vaziristanin Jugor, një qark përgjatë provincës lindore afgane Paktika.

 Pakistani i ka akuzuar talebanët se nuk janë mjaft të përkushtuar për të luftuar veprimet e militantëve përgjatë kufirit, ndërsa qeveria talebane në Afganistan pretendon se nuk lejon askënd të kryejë sulme në asnjë vend.

 Dronët dhe aeroplanët luftarakë pakistanezë kanë sulmuar kampet e militantëve islamikë në Afganistanin fqinj. Armata e Pakistanit pretendon se sulmi kishte në shënjestër militantët që besohet se qëndrojnë pas sulmeve vdekjeprurëse ndërkufitare në javët e fundit. Të paktën katër strehëza të përdorura nga talebanët pakistanezë për të trajnuar militantët, duke përfshirë kamikazët, u vunë në shënjestër.

 Ky është sulmi i dytë i forcave pakistaneze në Afganistan nga marsi i vitit të kaluar. Ata ka të ngjarë të ashpërsojnë më tej marrëdhëniet tashmë armiqësore midis vendeve fqinje. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR