• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Nën administratën e Trampit, lufta në Ukrainë do të përfundojë shpejt

Zelenski: Nën administratën e Trampit, lufta në Ukrainë do të përfundojë shpejt

Kiev, 15 nëntor 2024 (MIA) - Nën administrimin e Donald Tramp, lufta në Ukrainë do të përfundojë më shpejt, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

"Sigurisht, me politikat e këtij ekipi që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë, lufta do të përfundojë më shpejt. Kjo është qasja e tyre, premtimi i tyre ndaj shoqërisë së tyre dhe për ta është gjithashtu shumë e rëndësishme", deklaroi Zelenski për gazetën "Suspilni".

Zelenski tha se mes tij dhe Trampit është zhvilluar një ndërveprim konstruktiv dhe se pala ukrainase kishte mundësinë të shprehte qartë qëndrimin e saj për të ardhmen e botës. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR