• e mërkurë, 26 qershor 2024

Zelenski me rastin e hapjes së negociatave inkuadruese me BE-në: Ditë historike për Ukrainën

Zelenski me rastin e hapjes së negociatave inkuadruese me BE-në: Ditë historike për Ukrainën

Kiev, 25 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot shprehi kënaqësi nga hapja zyrtare e negociatave për inkuadrim të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo është "ditë historike" për vendin që është në luftë kundër invazionit rus.

"Sot është ditë historike. Asnjëherë nuk do të lejojmë të dalim nga rruga drejt Evropës së bashkuar, drejt shtëpisë sonë të përbashkët të të gjithë popujve evropianë. Shtëpi në të cilën duhet të jetë paqe!", shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

Anëtaret e BE-së e miratuan fillimin e negociatave inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë më 25 qershor dhe e miratuan kornizën për negociata. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR