• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia britanike arrestoi katër persona për shkak se hynë me dhunë në pronën e kryeministrit

Policia britanike arrestoi katër persona për shkak se hynë me dhunë në pronën e kryeministrit

Londër, 26 qershor 2024 (MIA) - Policia britanike kumtoi se dje arrestoi katër persona të cilët hynë në pronën e kryeministrit Rishi Sunak në veri të Anglisë, incident që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të caktuara për 4 korrik.

"Gjatë ditës arrestuam katër persona të cilët kanë hyrë në pronën e kryeministrit në zonën e tij elektorale (Veri të Jorkshir)" thuhet në kumtesën e policisë lokale.

Policia ka reaguar me shpejtësi, gjegjësisht menjëherë sapo personat kanë hyrë në pronë.

Personat e arrestuar janë të moshave 20 deri në 52 vjeç nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët "ende ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet po vazhdojnë", saktëson policia. rq/fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR