• e diel, 25 gusht 2024

Zelenski me rastin e Ditës së pavarësisë: Ukraina e pavarur do të vendosë si do të jetojë

Zelenski me rastin e Ditës së pavarësisë: Ukraina e pavarur do të vendosë si do të jetojë

Kiev, 24 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi me rastin e Ditës së pavarësisë së vendit, se Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin të pavarur se si do të jetojnë, në cilën rrugë do të shkojnë dhe çfarë zgjehdje do të bëjnë, sepse kështu funksionon pavarësia.

Zelenski këtë e deklaroi në fjalimin drejtuar qytetarëve, i cili është xhiruar në rajonin Sumi, në afërsi të kufirit me Rusinë.

"Ky është kufi mes një shteti të pavarur evropian dhe numrit një të organizatës terroriste në botë. Para 913 ditëve, posaçërisht përmes rajonit Sumi, Rusia luftoi kundër nesh. Ajo i shkeli jo vetëm kufijtë sovran, por edhe kufijtë e brutalitetit dhe mendjes së shëndoshë, duke dashur të na shkatërrojë deri në pafundësi", deklaroi ai.

Zelenski theksoi se Rusia dëshiron ta "shkatërrojë" Ukrainën, por lufta "u kthye në shtëpinë e saj".

Ai shtoi se Ukraina "befasoi edhe njëherë" dhe premtoi se Rusia "do të kuptojë se çka është hakmarrja". Me fillimin e invazionit të vet në vitin 2022, ai tha: "Rusia kërkoi një gjë: të na shkatërrojë. Në vend të kësaj, sot e festojmë 33 vjetorin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës. Dhe atë që armiku e solli në vendin tonë, tani po i kthehet në shtëpinë e vet". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR