• e shtunë, 24 gusht 2024

Policia gjermane akoma po e gjurmon sulmuesin i cili me thikë vrau tre persona në Solingen

Policia gjermane akoma po e gjurmon sulmuesin i cili me thikë vrau tre persona në Solingen

Solingen, 24 gusht 2024 (MIA) - Policia gjermane sot vazhdoi me gjurmimin pas personit përgjegjës për sulmin me thikë që ndodhi mbrëmë në festën e 650-vjetorit të qytetit Solingen.

Në sulmin e së premtes jetën e humbën së paku tre persona - një grua dhe dy burra, ndërsa tetë janë lënduar, prej të cilëve pesë më rëndë, kumtuan autoritetet. Nuk u dhanë informata për identitetin e të lënduarve apo gjendjen e tyre momentale, lajmëroi DPA.

Sulmuesi akoma është në arrati, kumtoi sot policia, ndërsa gjurmimi vazhdon. Njësitë speciale gjurmuan pas sulmuesit në qytet.

Напаѓачот се уште е во бегство, соопшти деенска полицијата, а потрагата продолжува. Специјалните единици трагаа по напаѓачот во градот.

"Për momentin nuk kemi indikacione se ku ndodhet", deklaroi zëdhënësi i policisë. Nuk ka asnjë përshkrim për sulmuesin.

Sulmuesi ka arritur të ikë për shkak të panikut që u përhap pas therjes, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rajnë Veriore Vestfalisë. Rajna Veriore Vestfalia është krahina më e populluar në Gjermani.

"Mendoj se ky është problemi ynë i madh. Ende nuk kemi shumë informata për kryesin", deklaroi Aleksandar Kresta, zëdhënës i policisë në Vupertal.

Sipas policisë, sulmuesi sulmoi kalimtarë të rastit, duke i zgjehdur viktimat e toj sipas zgjedhjes së rastësishme.

Sulmi ndodhi rreth orës 21:45 (19:45 sipas Griniçit) të premten, kumtoi policia. Ishte kryer nëq endër të qytetit ku ishte vendosur skena për muzikë të drejtpërdrejtë për ngjarjen Festivali i llojllojshmërive. Krimi ndodhi mu para skenës, lajmëroi DPA. ab/

fotо DPА

QËNDRONI TË LIDHUR