• e mërkurë, 27 nëntor 2024

"Mond": Operacioni Kursk prishi planet për negociata midis Ukrainës dhe Rusisë

Kiev, 24 gusht 2024 (MIA) - Ukraina dhe Rusia planifikonin të negocionin për armëpushim të pjesshëm, por kjo dështoi shkaku i ofensivës së forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut, shkruan gazeta parisiene "Mond", duke cituar një zyrtar anonim ukrainas.

Sipas burimit, ideja e negociatave lindi pas samitit të paqes për Ukrainën të mbajtur në qershor.

“Katari propozoi negociata për energjetikën dhe donte që Rusia dhe Ukraina të merrnin pjesë në to për të arritur rezultate konkrete. Por përshkallëzimi i fundit i ndërhyrjeve ukrainase në Kursk e ka prolonguar këtë vendim. Negociatat duhej të zhvilloheshin në fund të gushtit”, shton burimi.

Ndoshta nuk është rastësi që samiti në Zvicër u mbajt në resortin Burgenstok të alpeve, në pronësi të një zinxhiri hotelesh të Katarit, shkruan gazeta e Parisit.

Njëherësh sipas burimit, Ukraina është e vendosur të vazhdojë të punojë në negociatat rreth paqes, por pa Rusinë.

“Mund të duket e çuditshme të thuhet se është e mundur të negociohet paqja pa Rusinë, por në fakt është e mundur dhe ne do të punojmë në këtë”, tha ai cituar nga “Mond”.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR