• e shtunë, 10 gusht 2024

Zelenski: Armata ukrainase din të befasojë

Zelenski: Armata ukrainase din të befasojë

Kiev, 8 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir zelenski sot e lavdëroi ushtrinë ukrainase për aftësinë e saj për të "befasuar" dhe të arrijë rezultate, por nuk e përmendi drejtpërdrejtë situatën në rajonin rus Kursk, ku Moska thotë se Kievi ka kryer sulm përtej kufirit.

Forcat e armatisura ukrainase deri më tani duket sikur miratuan strategji të heshtjes së rreptë lidhur me aksionet e tyre në rajonin kufitar rus.

"Secili mund të shohë se armata ukrainase din të befasojë. Dhe din si të arrijë rezultate", tha Zelenski në ngjarjen për prezantimin e aplikacionti të ri digjital në mënyrë që të pakësohet barra e dokumentacionit për forcat e armatosura.

"Kjo tregohet në fushëbetejë, ku ushtarët tanë jo vetëm që kundërvihen forcës së madhe të okupatorëve, por edhe i shkatërrojnë në mënyrë të domosdoshme për mbrojtjen e Ukrainës, shtetit dhe pavarësisë sonë", shtoi ai.

Në kumtimin e tij tjetër në rrjetin social X, Zelenski tha se nga dita e parë e invazionit të plotë të Rusisë, Ukraina ka shfrytëzuar përpjekje politike, diplomatike dhe ushtarake për furnizim të aeroplanëve luftarak F-16 dhe se tani ata janë në qiellin mbi Ukrainë.

"Ukraina kërkon nga partnerët e saj ta mbyllin qiellin apo të sigurojnë aeroplanë që nga dita e parë e invazionit të plotë të Rusisë. E dinim se kjo është e realizueshme, se bota ka forcë ta realizojë atë. Për atë qëllim, kombinuam përpjekje politike, diplomatike dhe ushtarake. Gradualisht, hap pas hapi, e arritëm rezultatin. Aeroplanët F-16 tashmë janë në qiellin ukrainas dhe do të ketë akoma më shumë", shkruan Zelenski. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR