Zaharova: Rusia thekson se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Lindjen e Mesme
- Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, deklaroi se Rusia që nga fillimi ka theksuar nevojën për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:28, 8 prill, 2026
Moskë, 8 prill 2026 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, deklaroi se Rusia që nga fillimi ka theksuar nevojën për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
"Që nga fillimi vendi ynë e ka bërë të qartë se është e domosdoshme të ndalet menjëherë agresioni i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, se nuk ka një zgjidhje ushtarake për këtë situatë. Një zgjidhje e vërtetë politike dhe diplomatike që sjell stabilitet është vetëm ajo e bazuar në negociata dhe shqyrtim të vërtetë të qëndrimeve të të gjitha palëve", tha Zaharova, duke shtuar se "qasja ndaj sulmeve të njëanshme, agresive dhe të paprovokuar ka pësuar humbje totale".
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, më herët njoftoi se Irani dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për armëpushim, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe do të respektohet "në Liban dhe kudo". Sharif gjithashu ftoi delegacionet iraninane dhe amerikane në Islamabad për të vazhduar negociatat më 10 prill. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s