• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiq: Dita më e rëndë në historinë bashkëkohore të Serbisë

Vuçiq: Dita më e rëndë në historinë bashkëkohore të Serbisë

Beograd, 3 maj 2023 (MIA) - Kjo është dita më e rëndë në historinë bashkëkohore të Serbisë, pikëllim që nuk mbahet mend, duhet 'i kërkojmë shkaqet, përgjegjësinë dhe zgjidhejt që kjo të mos përsëritet, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp me rastin e vrasjes që ndodhi sot në mëngjes në SHF "Vlladisllav Ribnikar" në qendër të Beogradit, kur një nxënës, as 14 vite të mbushura, ka shtënë drejt nxënësve dhe sigurimit, ka vrarë nëntë persona, tetë fëmijë dhe një pjesëtar të sigurimit, ka plagosur shtatë të tjerë, prej të cilëve gjashtë fëmijë dhe një mësues, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Duhet t'i ndryshojmë vlerat dhe sjelljen tonë, kjo është çështje e ekzistencës sonë, duhet të ndryshojmë dhe t'i pranojmë gabimet", tha Vuçiq.

Djali i cili ka shtënë në shkollën fillore "Vlladisllav Ribnikar" do të vendoset në klinikë psikiatrike, ai nuk ka treguar shenja pendese për veprën, është arrestuar babai si pronar i armës, ndërkaq është arrestuar edhe nëna, deklaroi presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se babai i tij kishte kryer vetëm një kundërvajtje në jetë, biografi e pastër, dhe ishte mjek shembullor.

"Ky krim i temrrshëm ndodhi në njërën prej shkollave më të mira që i kemi në shtetin tonë, një prej tre më të mirave, policët e kryen punën, jo pas, por para krimit, policët ishin në vend të ngjarjes në mëngjes para se të fillojë mësimi, gjithashtu policja e shkollës e ka vizituar shkollën", tha Vuçiq.

Siç tha, nxënësi i cili ka shtënë "i kishte lutur prindërit ta zhvendosin në klasë tjetër".

"Më pas, me praninim e tij, ka vendosur ra kryejë aktin monstruoz. ishte përgatitur për atë, E ka pritur ditën dhe ishte përgatitur. tre herë kishte qenë në fushë çitjeje me babain e tij, ka shtënë drejt cakut në rreth. Sipas pranimit të vet, kjo i kishte pëlqyer dhe ka konsideruar se është çitës i mirë", deklaroi Vuçiq.

Siç tha, janë gjetur 57 gëzhoja dhe gjashtë plumba, përkatësisht katër korniza me nga 18 plumba dhe shtoi se babai i sulmuesit është anëtar nderi i klubit të çitjes.

Ai gjithashtu tha se ka dëgjuar rrëfime të dnryshme për fëmijë dhe prindër që luftojnë për ekzistencë, por se ky rast ishte i kundërt, ndërsa prindërit e djalit që ka shtënë në shkollë ishin me pozita të mira në punë, si edhe shumica e prindërve të nxënësve të shkollës "Vlladisllav Ribnikar".

Duke folur për thëniet se K.K. ka qenë viktimë e dhunës nga moshatarët, Vuçiq tha se djalim nj herë ishte maltretuar në shkollën e aktrimit dhe se ka qenë jashtëzakonisht ambicioz, si edhe prindërit e tij.

"Atëherë pyeteni se si t'i edukoni fëmijët? Çka duhet të bëni? Sot secili prind është kujtuar se sa herë ka bërë gabim, duke e detyruar fëmijën e vet të mësojë më shumë", tha ai.

Vuçiq theksoi se "kjo është në kundërshtim me klishetë në të cilat jemi mësuar".

"Masat që i propozoj si president i Republikës, i jap si e drejtë në emër të numrit më të madh të fëmijëve dhe prindërve në Serbi", tha Vuçiq.

Ai propozoi të vendoset moratorium për ruajtje dhe mbajtje të armës në dy vitet e ardhshme, përveç për armë gjuetie. Më pas, të bëhet revizion i të gjitha lejeve të dhëna dhe të kontrollohet mënyra në të cilën personat i ruajnë armët.

Ai propozoi edhe të bëhet kontroll në të gjitha fushat e çitjes në Serbi dhe nëse të miturit kanë qasje drejt tyre dhe propozoi përgjegjësi penale për të gjithë të cilët lejojnë të miturit të vijnë në kontakt me armë zjarri.

Vuçiq deklaroi se si president i propozon Qeverisë të mendojë për ulje të përgjegjësisë penale për të miturit prej 14 në 12 vjeç, që, siç theksoi, do të jetë diçka për të cilën do të bëhet bujë e madhe. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR