• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Votohen ndryshimet ligjore për përshpejtimin e ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10d

Votohen ndryshimet ligjore për përshpejtimin e ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) – Kuvendi sot votoi ndryshimet ligjore me të cilat duhet të mundësohet ndërtimi i përshpejtuar i seksioneve të autostradave në korridoret 8 dhe 10d, me vendime me të cilat rregullohet mënyra e pagesës së punëve lidhur me shpronësimin. 

Në vazhdimin e mbledhjes së 22-të, me 64 vota “për” ishte miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10d (seksioni në autostradën Prilep – Manastir), me procedurë të shkurtër, me propozim të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

“Gjatë ndërtimit gjegjësisht zbatimit të Projektit u vendos nevoja e rregullimit edhe të mënyrës së pagesës së punëve lidhur me shpronësimin që përfaqëson element paraprak të nevojshëm me qëllim të zbatimit pandërprerë dhe të përshpejtuar të Projektit i cili është me interes publik gjegjësisht ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d”, qëndron në sqarim. 

Me nenin 1 bëhet specifikimi i mënyrës së sigurimit të burimeve financiare dhe pagesa e shërbimeve dhe punëve të siguruara për zbatimin e projektit. Specifikohet neni 5, në kuptim të saktësimit të grumbullimit të mjeteve të nevojshme për kryerjen e punëve lidhur me shpronësimin e nevojshëm për zbatimin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d, gjegjësisht se pagesa do t’i bëhet Investitorit në formë të transferimit përmes Ministrisë së Transportit. 

Në seancën e sotme ishte votuar edhe Ligji për Garancinë Shtetërore të Detyrimeve sipas Marrëveshjes Financiare për Financimin e Projektit “Ndërlidhësi për Transmetimin e Gazit Natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Investime dhe Shoqatës Aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurset Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtër. Dispozitat e propozuara janë bërë me qëllim që të sigurohet përfundimi i plotë dhe me sukses i aktiviteteve ndërtimore të projektit "Ndërlidhësi për transmetimin e gazit natyror Greqi - Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut".

Me lidhjen e amendamenteve të Marrëveshjes Financiare, Marrëveshjes së Garancisë dhe Marrëveshjes së Grantit me BEI, do të mundësohet që mjetet e siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor - VBIF, të jenë të disponueshme për financimin e "Ndërlidhësit për transmetimin e gazit natyror" projekti Greqi - Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut".

Kuvendi e miratoi edhe Ligjin për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtër, me të cilin vendoset mënyrë e re e raportimit për menaxhim financiar dhe kontroll dhe revizion të brendshëm, themelohet Këshill për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik, si organ këshillëdhënës i ministrit të financave dhe krijohet bazë për miratimin e akteve nënligjore në afat prej 18 muajve. 

Ishin votuar edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencë amë, të Ligjit për pastërti publike, të Ligjit për veprimtari komunale, të Ligjit për varreza dhe shërbime varrimi, me harmonizimin me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore. 

Ishin pranuar edhe propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Igor Ivanovski, Sulejman Ahmeti dhe Aleksandra Kokarovska, si dhe anëtari i Komisionit Rregullator për Banim, Qemal Qamili. 

Vijon pauza me kërkesë të koordinatorit të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili dërgoi vërejtje procedurale pasi ishte hapur debati i përgjithshëm për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financimin të detyrueshëm kapital të sigurimit pensional. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR