• e mërkurë, 17 korrik 2024

Vlerësim i FMN-së: Politika monetare e BP-së ndihmoi për uljen graduale të inflacionit

Vlerësim i FMN-së: Politika monetare e BP-së ndihmoi për uljen graduale të inflacionit

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Inflacioni filloi të ngadalësohej, i ndihmuar nga ulja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, por edhe si pasojë e shtrëngimit të politikës monetare. Politika monetare e Bankës Popullore (BP) kontribuoi në stabilizimin e pritjeve inflacioniste dhe në uljen graduale të inflacionit. Sektori bankar është i qëndrueshëm dhe ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar pasojat e kushteve të shtrënguara financiare dhe goditjeve të tjera.

Kjo, siç bëjnë të ditur nga Banka Popullore, theksohet në konkuluzionet e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që qëndroi në vendin tonë në fillim të këtij muaji.

"Në publikimin e konkluzioneve, Misioni thekson se Banka Popullore ka vazhduar normalizimin e politikës monetare duke rritur normat e interesit, por edhe duke përdorur masa të tjera për të siguruar që inflacioni i lartë të mos zgjasë. Sipas pritshmërive të FMN-së, inflacioni këtë vit do të jetë mesatarisht 9,2 për qind dhe do të ulet në 3,5 për qind vitin e ardhshëm. Masat monetare përveç që kontribuan në uljen graduale të inflacionit dhe stabilizimin e pritjeve inflacioniste, masat monetare kontribuan edhe në stabilitetin e rezervave valutore", thekson Misioni. Duke pasur parasysh kursin fiks të denarit, rezervat devizore janë mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të tij, njoftoi BP.

Misioni i FMN-së, siç bëhet e ditur në kumtesë, thekson se sektori bankar është likuid, fitimprurës dhe i kapitalizuar në mënyrë adekuate, me çka nga FMN-ja theksojnë se kushtet pozitive aktuale duhet të shfrytëzohen për përforcim të mëtutjeshëm të kapitalit. FMN-ja, gjithashtu, i mbështet masat makroprudenciale të cilat i miratoi para pak kohësh Banka Popullore, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e kërkesës për kredi, për të cilat theksojnë se janë vegël e rëndësishme për menaxhim me rreziqet në sektorin e "patundshmërive". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR