• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zjarri në Manastir pjesërisht është nën kontroll, është parandaluar përhapja drejt Rashtanit të Manastirit

Zjarri në Manastir pjesërisht është nën kontroll, është parandaluar përhapja drejt Rashtanit të Manastirit

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në Manastir pjesërisht është nën kontroll. Është parandaluar që ai të përhapet drejt fshatit Rashtan, konfirmoi për MIA-n, zëvendëskomandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse nga Manastiri, Goran Dimkoski. 

"Zjarri është pjesërisht nën kontroll. Ka një pikë tjetër që është jashtë kontrollit tonë, sepse është terren i paarritshëm. Nuk ka asnjë rrezik për shtëpitë apo lagjet e vilave. Nuk ka pronë apo njerëz në rrezik. E parandaluam atë. Nëse nuk e ndalonim do të kishte shkuar në drejtim të fshatit Rashtani", sqaroi Dimkoski.

Në zjarr veprohet edhe nga ajri. Intervenojnë pesë aeroplanë "er traktorë" dhe një kanader. Në shuarjen e tij janë përfshirë edhe 35 zjarrfikës nga NJTZ - Manastir, vullnetarë, persona nga ndërmarrje publike, shoqata vullnetare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR