• e martë, 24 dhjetor 2024

VLEN: Me BDI non grata shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

VLEN: Me BDI non grata shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

Shkup, 20 dhjetor 2024 

Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj të pafre. 

 Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës. Kjo është po ajo parti që për dy dekada mbajti mijëra punonjës shëndetësorë në pasiguri, duke i mbajtur me kontrata të përkohshme dhe i përdori si vegla elektorale.

Por, me Taravarin në krye të shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1000 punonjësve mjekësorë! 

Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për shëndetësinë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Për herë të parë pas 15 vitesh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke lehtësuar barrën e mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm. 

A e dini si ishte Klinika e Fëmijëve kur BDI-ja non grata ishte në pushtet? Një rrënojë e vërtetë! Pa pajisje bazike, me kushte çnjerëzore dhe kuzhina të shkatërruara. Por, për vetëm gjashtë muaj, drejtori i ri, Rexhep Memedi, me punë të pandalshme, po e ngre Klinikën në këmbë. 

BDI-ја non grata e la shëndetësinë në "vdekje klinike", por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit.

Qytetarët e kanë parë dallimin, ata që shkatërrojnë dhe ata që ndërtojnë.

 VLEN

Foto: Arkivi i MIA-s

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR