Pa rrymë nesër disa pjesë të komunës Saraj dhe Butel
- Pa rrymë nesër do të jenë disa pjesë të komunës Saraj dhe Butel. Sipas informacioneve nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza pa rryme për një periudhë të caktuar do të jenë fshatrat Lubin në komunën Saraj, si dhe vendbanimi Radishani dhe fshati Volkovë.
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Pa rrymë nesër do të jenë disa pjesë të komunës Saraj dhe Butel. Sipas informacioneve nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza pa rryme për një periudhë të caktuar do të jenë fshatrat Lubin në komunën Saraj, si dhe vendbanimi Radishani dhe fshati Volkovë.
Nga ora 09:00 deri në ora 12:00, nuk do të kenë rrymë shfrytëzuesit nga fshati Lubin i komunës së Sarajit, nga ora 10:30 deri në ora 12:30, shfrytëzuesit nga vendbanimi Radishani dhe nga ora 9:00 deri në 13:00 disa nga shfrytëzuesit përreth 22-shit të parafundit dhe të fundit, në fshatin Volkovë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s