Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve sonte e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve
- Besimtarët katolikë dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë, të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve, lindjen e Jezu Krishtit.
- Post By Besnik Shuki
- 07:23, 24 dhjetor, 2024
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Besimtarët katolikë dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë, të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve, lindjen e Jezu Krishtit.
Në Maqedoninë e Veriut kremtimi me rastin e festës do të mbahet në Kishën katolike "Zemra e shenjtë e Jezusit" në Shkup. Liturgjinë e shenjtë do ta udhëheqë ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov.
Krishtlindjet nesër i festojnë edhe kishat ortodokse shqiptare, greke, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilët e kanë pranuar Kalendarin gregorian. bsh/
Фото: ЕПА