• e shtunë, 23 nëntor 2024

VLEN: Ditë e madhe në Qeveri, 116 ditë Alfabet shqip

VLEN: Ditë e madhe në Qeveri, 116 ditë Alfabet shqip

22 nëntor 2024

Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve! Për herë të parë, kjo ditë e shenjtë shënohet zyrtarisht edhe në seancë të Qeverisë, falë përkushtimit të VLEN-it dhe lidhjes së ngushtë me qytetarët.

Sot shënojmë 116 vjetorin e njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë shënon rëndësi të veçantë pasi është një datë e rëndësishme që tregon rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve rreth një ideali. Njësimi i alfabetit të Gjuhës Shqipe është edhe njësim letrar e intelektual i shqiptarëve në të gjithë trojet ku jetojnë ata.

Kjo ditë historike bashkon shqiptarët nga të gjithë trojet me një shtyllë të fuqishme të gjuhës shqipe. Gjuha është element identifikues i një kombi, bazamenti mbi të cilën ndërtohen gjitha elementet tjera.

Vendimet e Kongresit të Manastirit, tregojnë dhe orientimin e shqiptarëve sot e kësaj dite se jemi të orientuar drejtë vlerave perëndimore dhe evropiane.

Përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri e nisin këtë ditë të bekuar me krenari e urime mes shqiptarëve kudo. Aktivitetet do të vazhdojnë me vizitën në Muzeun e Alfabetit në Manastir – aty ku historia jonë është shkruar me përkushtim dhe dashuri për gjuhën tonë të bukur. Pastaj, do të marrim pjesë në një konferencë shkencore për të reflektuar mbi vlerat dhe rëndësinë e kësaj dite, dhe në fund, kjo ditë e madhe do të mbyllet me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kulturës në Manastir.

Kjo është një ditë e gëzimit, e këngës dhe e krenarisë. Është një moment ku secili prej nesh duhet ta ndiejë veten pjesë të historisë. Festat e tilla nuk janë të zakonshme – ato na kujtojnë se kush jemi dhe për çfarë duhet të luftojmë.

VLEN është e përkushtuar që gjuha shqipe të jetë aty ku i takon – jo përqindje, por dinjitet! Ne jemi zotuar në zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe ne garantojmë që termi ofendues prej 20 për qind do të hiqet

Urime kjo ditë secilit shqiptarë e shqiptare kudo që jetojnë, në ditë të tilla qofshim të bashkuar gjithmonë!

VLEN

Foto: MIA arkiv

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR