"VLEN": BDI me veprimet e veta destruktive dhe keqpërdorim të pushtetit shkaktoi që partnerët tanë më të mirë strategjik ta humbin besimin ndaj popullit shqiptar
- BDI me veprimet e veta destruktive dhe keqprëdorime të pushtetit shkaktoi që partnerët tanë më të mirë strategjik ta humbin besimin ndaj popullit shqiptar, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Bashkim Asani nga Koalicioni "Vlen".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:46, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - BDI me veprimet e veta destruktive dhe keqprëdorime të pushtetit shkaktoi që partnerët tanë më të mirë strategjik ta humbin besimin ndaj popullit shqiptar, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Bashkim Asani nga Koalicioni "Vlen".
"Fronti i ashtuquajtur evropian është demaskuar plotësisht, ndërsa e vërteta doli në sipërfaqe. Fytyra e re u zbulua. Prej sot duhet të thirren me emrin që e meritojnë - Po për Rusinë dhe Jo për Amerikën. BDI u bë sinonim për prishje të imazhit të shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe më gjerë. BDI me veprimet e veta destruktive dhe kerqprëdorimet e pushtetit me të cilin sundoi plot 22 vite shkaktoi që partnerët tanë strategjik ta humbin besimin ndaj popullit shqiptar. Ali Ahmeti si dirigjent i kësaj klike dhe i të gjitha veprave në llogari të popullit të vet doli haptazi në mbështetje të hiejs së vet - banorit më të ri të 'listës së zezë' Artan grubi. Si dhe personazhet e kaluar politik, ashtu edhe tani me Artan Grubi, BDI vazhdon të na llogarisë për budallenj duke i minimalizuar faktet serioze të cilat i zbuloi miku i përhershëm i shqiptarëve - SHBA-ja", tha ai.
Sipas Asanit, anëtarë të kryesisë së lartë të BDI-së dje guxuan ta kundërshtojnë Departamentin amerikan të Shtetit duke thënë se Artan Grubi është i apstër si loti.
"Dje pamë spektakël të turpshëm ku të gjithë eksponentët e BDI-së nga Ali Ahmeti deri te shegërtët e tij dolën ta mbrojnë Artan Grubi. Madje guxuan ta kundërshtojnë vetë Departamentin amerikan të Shtetit duke thënë se Grubi është i pastër si loti. Por të gjithë e dimë se sa është i pastër. Dëshmitë janë të qarta. Nga ndikimi për lirimin e Sasho Mijallkovit deri te vendosja e bixhozit në çdo shtëpi shqiptare, deri te tentimi skandaloz për kthimin e Nikolla Gruvskit nga Budapesti. E tëra ishte e orkestruar nën komandën e Ali Ahmetit. E tërë kjo dëshmon se Artan Grubi nuk është asgjë më shumë se kukulla e Ali Ahmetit. BDI tashmë u shndërrua në parti e cila funksiononte me kod mafioz ku secili anëtar i familjes është i mbrojtur me çdo çmim. Ne si Koalicion 'Vlen' tashmë një kohë të caktuar paralajmëruam se BDI është e robëruar nga struktura kriminele në krye me Ali Ahmetin dhe me hijen e tij Artan Grubi i cili i kryen urdhrat e tij. Çyetjen që e parashtrojmë sot është e qartë Edhe sa porosi duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike?", tha Asani.
Potencoi se "Vlen" do të angazhohet dhe do të luftojë për çlirimin e politikës nga korrupsioni dhe mashtrimet.
Fotо: МIА Arkivi