• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vikario është portieri i ri i Totenhemit

Vikario është portieri i ri i Totenhemit

Londër, 28 qershor 2023 (MIA) – Portieri i Empolit, Gilermo Vikario ka ndryshuar ambientet e klubit dhe ka nënshkruar kontratë me klubin e Premier ligës Totenhem në vlerë 18.6 milionë euro.

Vikario, siç raportuan mbrëmë mediat britanike ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe për herë të parë në karrierën e tij do të performojë jashtë Italisë.

Më herët në karrierën e tij, portieri italian ka luajtur edhe për Udinezen, Kaljarin, Venecian dhe Peruxhën.

Në fund të vitit të kaluar Vikario mori ofertë në kombëtaren italiane, por ende është në pritje të paraqitjes debutuese në fanellën e reprezentacionit.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR