• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vetëm Uest Hemi më i keq se Mançester Junajted nga të gjitha ekipet e Premier Ligës gjatë 18 muajve të fundit si mysafirë

Vetëm Uest Hemi më i keq se Mançester Junajted nga të gjitha ekipet e Premier Ligës gjatë 18 muajve të fundit si mysafirë

Londër, 21 shtator 2021 (MIA) - Vetëm një klub nga Premier Liga ka humbur më shumë si mysafir se Mançester Junajted gjatë 18 muajve të kaluara. Ai është Uest Hemi.

Dje Mançester Junajted humbi si mysafir nga Bajerni i Mynihut me rezultatin 3:4 në ndeshjen në kuadër të xhiros së parë në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve.

Mançester Junajted tani ka 18 humbje në 35 ndeshjet e fundit si mysafir në të gjitha garat, me 13 fitore dhe katër barazime. Ky segment filloi në mars të vitit 2022.

Prej atëherë, vetëm Uest Hemi nga ekipet e Premier Ligës ka pësuar më shumë humbje si mysafirë. "Çekanët" në atë periudhë kohore, kanë humbur 20 ndeshje si mysafirë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR