• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vdiq Breme, shënues i golit të fitores për Gjermaninë në finalen e Botërorit në vitin 1990 kundër Argjentinës

Vdiq Breme, shënues i golit të fitores për Gjermaninë në finalen e Botërorit në vitin 1990 kundër Argjentinës

Mynih, 20 shkurt 2024 (MIA) - Ish futbollisti i Bajernit të Mynihut, Andreas Breme vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai përjetoi atak kardiak.

Sipas Bild, Breme ka vdekur mbrëmë. Ai u hospitalizua, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjatë karrierës, Breme ka luajtur për Kajzerslautern, Inter, Bajern, Sarbriken dhe Saragosa.

Ai e shënoi golin e fitores për Gjermaninë në finalen e Kampionatit botëror në vitin 1990 kundër Argjentinës me rezultatin 1:0. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR