• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vdes një çiklist i ri në shtigjet e biçikletave

Vdes një çiklist i ri në shtigjet e biçikletave

Vienë, 22 korrik 2023 (MIA) - Çiklisti i ri italian, 17-vjeçari Xhakopo Venco ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, duke iu nënshtruar lëndimeve që mori gjatë një gare, njoftoi zyrtarisht sot ekipi i tij.

Venco mori pjesë në një garë për të rinj në Austri dhe pësoi një rënie në një aks tatëpjetë. Menjëherë u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën t'i shpëtonin jetën.

Kjo është vdekja e dytë në shtigjet e biçikletave në Evropë në pak më shumë se një muaj. Në mënyrë të ngjashme, 26-vjeçari zviceran Gino Mader vdiq në një garë rreth Zvicrës. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR