• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vazhdoi debati për amendamentet i komisionit për ribalancin e Buxhetit

Vazhdoi debati për amendamentet i komisionit për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet e vazhdoi debatin për amendamentet për ribalancin e Buxhetit. Në fillim të seancës është tërhjekur amandamenti i dorëzuar nga deputetët, Jovanka Trençevska, Sanja Lukarevska dhe Oliver Spasovski, kurse u refuzua edhe amendamenti i Frontit Evropian me të cilin kërkohen 60 milionë denarë për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore në fshatin Bogovinë.

Siç shpjegoi Arbana Pasholli nga BDI-ja, në shkollën në Bogovinë është e nevojshme një sallë sportive sepse kushtet aktuale atje nuk lejojnë realizimin e mësimit të edukatës fizike.

 

"Kjo është shkolla më e vjetër në rajonin e Pollogut. Objekti i vjetër ka pasur sallë, por me ndërtimin e të riut, nuk ka sallë të përshtatshme për aktivitete fizike. Ky projekt është shumë domethënës për përmirësimin e zhvillimit fizik dhe edukimit të fëmijëve. Shkolla ka 36 klasa dhe duhet të ketë kushte elementare për sport!, theksoi Pasholi.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, nuk e ka pranuar amendamentin, duke sqaruar se sallat sportive janë ndërtohen sipas programit vjetor të përgatitur nga MASH.

"Një program të tillë ka edhe tani, në vitin 2024. Më vjen keq që tri sallat sportive të kërkuara nga komisioni i sotëm nuk janë përfshirë, por nga viti i ardhshëm do të bëjmë përpjekje për sigurimin e mjeteve", tha Jankullovski.

Në vazhdim është debati për një amandament që kërkon, gjithashtu ndërtimin e një salle sportive, por në Rashçe, me mbi 40 milionë denarë. Zëvendësministri tha se edhe ky amendament refuzohet me të njëjtin arsyetim si ai i mëparshmi.

Me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është parashikuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivelin 3,5 për qind dhe deficiti buxhetor 4,9 për qind.

Sipas rregullores, debati për amendamente,  cili po zhvillohet sot në ditën e pestë, duhet të përfundojë për gjashtë ditë. Për ribalancimin janë dorëzuar 58 amendamente, por gjatë debatit disa prej tyre janë tërhequr nga propozuesit, ndërsa asnjë nuk është pranuar. ls/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR